Aspirina e cila shkrihet në ujë mund të zgjasë jetën e mijëra pacientëve me kancer të trurit, sipas hulumtimeve të fundit.
Ekspertët britanikë kanë gjetur se kjo drogë e thjeshtë mund të kalojë‘barrierën e gjakut në tru’, një pengesë kjo e cila deri më tani ka ndaluar drogat kundër kancerit për t’i sulmuar tumoret e trurit.
Sipas DailyMail, shkencëtarët sot kanë shpallur rezultatet e testeve të mëhershme të cilat tregojnë se aspirina e cila shkrihet në ujë është dhjetë herë më efektive se çdo kimioterapi ekzistuese në vrasjen e qelizave të kancerit të trurit, transmeton KosovaPress.
Ekipi i zbuluesve është i bindur se kombinime tjera më të fuqishme mund të krijohen nëse aspirina e cila shkrihet në ujë përzihet medroga kundër kancerit, duke krijuar droga të forta për të sulmuar tumoret e trurit.
Më shumë se 16.000 njerëz çdo vit në Britani diagnostikohen tumor të trurit.
Më pak se 20% e pacientëve me kancer të trurit mbijetojnë për pesë vite, krahasuar me 87%për kancerin e gjirit dhe 98% për kancer testikular.
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...