Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet i tronditur me tragjedinë që ka ndodhur sot në lagjen Kolovicë të Prishtinës, me ç’rast dy fëmijët e familjes Mramori humbën jetën.
Në një njoftim për media thuhet se me këtë rast, presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për familjen Mramori.
“Sot bashkëndjej me familjen Mramori, me dhembjen dhe lutjet e tyre. Humbja e jetëve të fëmijëve të tyre, sikurse edhe humbja e vogëlushes Xheneta Gashi nga Prizreni, kanë tronditur çdo familje në Kosovë”, thekson ai.
Thaçi fton institucionet që të hetojnë shkaqet që çuan në këto dy tragjedi dhe të marrin çdo masë që të parandalohen ngjarje të tilla të dhimbshme.
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...