Historike, për herë të parë në Kosovë mbahet kampionati i Minigolfit

20:09 | 23 Qershor 2016
M. A.

Për herë të parë në Kosovë, do të mbahet Kampionati botëror në sistemin MOS i Minigolfit, “World Adventure Golf Masters 2016”.

Në këtë kampionat që do të mbahet të shtunën dhe të dielën do të marrin pjesë 15 shtete nga e gjithë bota, raporton arbresh.info

13493684_1015tfhfhf4178512200856_890547628_o

Kryetari i federatës së Minigolfit, Lavdim Zyftiu, tha se ndihet krenar që pas shumë vitesh në Kosovë mbahet kampionati i Minigolfit.

“Ëndrra për të organizuar një kampionat të Minigolfit në Kosovë nuk është shuar asnjëherë dhe ne në vitin 2016 arritëm që të realizojmë këtë ëndërr”

1213

Zv/ministri i Ministrisë së Integrimeve Evropianë Ramadan Iliazi tha se kjo ngjarje është historike për Kosovën sepse për herë të parë po arrihet të mbahet një kampionat i Minigolfit në Kosovë.

“Është nderë të jem pjesë e kësaj ngjarje historike. Për ministrinë e integrimin ka qenë privilegj me mbështet këtë ngjarje. Ju uroj juve që e keni organizuar këtë ngjarje dhe ju uroj suksese dhe qëndrim të mirë edhe atyre që kanë ardhur nga vendet e largëta në Kosovë.

fgfdgf

E, Besim Hasani, Presidenti i Komunitetit Olimpit të Kosovës tha se “brenda një afati shumë të shkurtër arritën të sjellin në Kosovë brendin e Minigolfit. Në emër të Komunitetit Olimpik të Kosovës dëshiroj t’iu ofroj mirëseardhje dhe jam i bindur se këtu do të kaloni për mrekulli dhe shpresoj të bindeni që ne kemi edhe sportist të mirë dhe Kosova mund të jetë vend i sportit.

Vendet që do të marrin pjesë janë: Shqipëria, Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Anglia, Kroacia, Holanda, Kosova, Portugalia, Zvicra, Zelanda e re, SHBA./Arbresh.info

13493335_10154178512480856_322591166_o

Shpërndaje në rrjete sociale