Antonie Conte beson që Republika e Irlandës fitoi më shumë se meritoi në ndeshjen e tyre të fituar 1-0 ndaj skuadrës së Italisë të zhvilluar të mërkurën.
Një gol i vonë i siguruar nga Robbie Brady në pjesën e dytë ishte vendimtar për Irlandën që shkaktoi disfatën e parë të Italisë në Kampionatin Evropian 2016 për të siguruar kualifikimin në rundin tjetër.
“Përgëzime për Republikën e Irlandës, ata u shpërblyen. Fituan më shumë se që merituan, por ata u shpërblyen”, tha Conte pas ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
“Nuk mendoj që ne e merituam disfatën, një barazim do ishte më i drejtë duke u bazuar në shanset e krijuara”.
Italia ka siguruar pozitën e dytë në Grupin E pavarësisht disfatës nga Irlanda, por do të ketë një kundërshtar të fortë në rundin tjetër sepse Spanja kërkon të mbetet ende kampion./arbresh.info
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Ko...