Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar “listën e zezë” të atyre shtetasve nga Ballkani të cilët ndalohen të hyjnë në SHBA pasi përbëjnë kërcënim për paqen. Në mesin e listës ka emra shqiptarësh nga Kosova dhe Shqipëria si dhe emra qytetarësh nga Maqedonia. Lista nuk është e re, pasi pjesa më e madhe e emrave janë aty prej disa vitesh. Disa janë figura të njohura të luftës në Kosovë e Maqedoni, disa janë kryetarë partish, deputetë, apo figura drejtuese politike e zyrtare në shtetet/komunitetet shqiptare në rajon.
Në listë bëjnë pjesë edhe përfaqësues të grupeve ekstremiste të majta, si dhe figura politike të lëvizjeve të tilla me aktivitet fillimisht në Zvicër apo vende të tjera, dhe më pas në Kosovë apo rajon. Aty gjenden edhe dy emra nga Tirana, Idajet Beqiri dhe Spiro Butka, pa rëndësi në hierarkinë politikbërëse dhe vendimmarrëse politike në Tiranë.
Ndërkohë lista përmban edhe 22 emra nga Kosova, që sipas SHBA-ve, përbejnë kërcënim për paqen, mbështetin dhunën dhe kanë potencial pengues për politikën amerikane dhe perëndimore në rajonin tonë. Sipas listës së publikuar në linkun https://sanctionssearch.ofac.treas.gov/, del se, nga Kosova është një numër i konsiderueshëm i personave të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë e SHBA-ve. Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Emrush Xhemajli, Azem Syla, janë disa prej emrave të njohur për publikun që SHBA i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e vet.
Ndërkaq, edhe nga Maqedonia del të jetë një listë e konsiderueshme e personaliteteve që SHBA-të i konsiderojnë të rrezikshëm. Menduh Thaçi, Gafur Adili, Nuri Bexheti e të tjerë, janë në mesin e personaliteteve që administrata Obama i konsideron persona të rrezikshëm.

Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...