Një luftë mediatike është zhvilluar këto dy ditë përsa i përket autorësisë së fanellave të reja të Kombëtares Shqiptare. Nga njëra anë qëndron Kryeministri, i cili pretendon se ishte ideator i fanellës.
Por, nga ana tjetër është Pik Creative ajo që ka nxjerrë bllof Ramën me një postim në Facebook.
Uniforma historike e Kombëtares së Futbollit për EURO 2016, ideuar dhe dizenjuar nga PIK Creative.
Fanela e re, Triumfi, mbart mbi vete elementët tanë kombëtarë, të sjellë në mënyrë moderne, por pa e humbur identitetin e lavdishëm.”, shkruhet në këtë postim të rishpërndarë, i cili është publikuar fillimisht në fund të janarit dhe që hedh poshtë të gjitha aludimet e Kryeministrit se është ai autor i fanellave të Kombëtares.
Më poshtë fotot të cilat tregojnë se ku është bazuar kjo kompani, për të nxjerrë këto elemente të uniformës së kuqezinjve, të cilat në fakt lidhen me identitetin shqiptar.

Sallahu: Gjykata Administrative nis punën tre muaj pas hyrje...
Vëllaznimi triufmon derbin ndaj GO+ Pejës
Osmani: Është në interes të Kosovës që të rizgjidhem preside...
Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrov...
Barça fiton Superkupën e Spanjës pasi mposhti Realin në fina...
“Hyri vetëm për ta poshtëruar”, vjen reagimi nga llogaria e ...