Ylli portugez është kritikuar nga të gjithë për paraqitjet zhgënjyese në dy ndeshjet e para në Kampionatin Evropian 2016, por homologu i tij në Shqipëri është ende një tifoz i tij.
Heroi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku realizoi golin e parë për Shqipërinë në turneun madhështor në ndeshjen e zhvilluar kundër Rumanisë në stadiumin Stade de Lyon mbrëmjen e kaluar, shkruan portali arbresh.info.
“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ai është idhulli im”, tha fillimisht Sadiku.
“Ai nuk ishte aq i mirë të shtunën, por mendoj që ishte pak i lodhur. Ronaldo ka fituar Ligën e Kampionëve, ka luajtur 50 ndeshje në La Liga. Ai është lojtari më i mirë në botë”.
“Është vështirë të luash si një sulmues i vetëm kundër katër mbrojtësve”./arbresh.info
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...