Agjencia për Nxitjen e Investimeve të Huaja (KIESA), e cila funksionon në kuadër të Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), është vlerësuar jo transparente për procedurat e dhënies së subvencioneve, nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP).
ZAP ka gjetur se në një rast, kontrata për dhënie të subvencioneve ishte nënshkruar para zotimit të mjeteve. Qëllimi i këtij subvencioni ka qenë organizimi i panairit në shumë prej 7,750 euro, ndërsa, marrëveshja është nënshkruar me 15.04.2015, kurse zotimi i mjeteve është bërë me datë 20.04.2015.
“MTI përkatësisht KIESA, nuk ka një proces transparent të dhënies së subvencioneve, nuk ka kritere për të përcaktuar se kush ka përparësi në përfitimin e subvencioneve, si dhe nuk bënë shpallje publike për shprehje interesi nga ana e OJQ-ve. Kjo mangësi është vërejtur në pesë raste ku nuk kishte kritere të përcaktuara dhe shpallje publike për aplikantët”, thuhet në raportin e ZAP-së për shpenzimet e vitit 2015.
ZAP ka paraparë rrezik, pasi që dhënia e subvencioneve pa shpallje publike dhe pa kritere të qarta, eliminon konkurrencën, mundëson subvencionimin e përfituese ve të papërshtatshëm, si dhe rrit rrezikun e shpenzimit të parasë publike në mënyrë jo racionale. Ndërsa, nënshkrimi i kontratës para zotimit të fondeve, rrit rrezikun e hyrjes në obligime pa pasur mjete për pagesën e tyre. Për këtë rast, ZAP ka rekomanduar ministren , Hykmete Bajrami që duhet të sigurojë se vendimi për dhënien e subvencioneve të merret pasi të zotohen mjetet e mjaftueshme për pagesën e tyre, kurse, përfituesit të përzgjidhen në bazë të kritereve specifike dhe të qarta dhe duke ndjekur një proces të hapur dhe transparent.
Përveç kësaj, ZAP gjatë testimit ka gjetur parregullsi të mëdha edhe tek kategoria e pagave dhe mëditjeve. ZAP tek kjo kategori ka gjetur mangësi si; mos harmonizim i koeficienteve me pozitat përkatëse.
Në 6 raste, asistentët administrativ paguhen me koeficient 5, ndërsa, në 3 raste me koeficient 6; 2. Në 4 raste të punësuarit si zyrtarë paguhen me koeficient 6, në 4 raste me 7.5, ndërsa, në 41 raste paguhen me koeficient 7; 3. në 4 raste zyrtarët e lartë paguhen me koeficient 7.
Po ashtu, në 3 raste me koeficient 7.5, ndërsa, në 32 raste me koeficient 8; dhe në 1 rast udhëheqësi i sektorit paguhet me koeficient 7, në 5 raste me koeficient 9, ndërsa, në 3 raste me koeficient 8.
MTI, sipas ZAP-së, nuk i ka kryer të gjitha detyrat e saj të përcaktuara me rregulloren për funksionimin e fondit të kuadrove, përkatësisht neni 4 pika, ku thuhet se stafi politik, sekretarët e përgjithshëm, ushtruesit e detyrave të pozitave të caktuara nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga FK-ja.
“Në tre raste ministria ka paguar zyrtarët të cilët kanë përfituar nga ky fond edhe për periudhën kur zyrtarët kanë qenë Ushtrues Detyre të pozitave të caktuara. Këto lëshime ishin si rezultat i dhënies së fondit për kuadro në fund të vitit”, thuhet në raportin e ZAP-së të vitit 2015.
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...