Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë mirëpret lajmin se Kuvendi ka ratifikuar sot zgjatjen e mandatit të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).
“Ky është një hap i rëndësishëm në qëllimin tonë të përbashkët të përmirësimit të sundimit të ligjit në Kosovë. Kjo marrëveshje do t’i mundësojë EULEX-it që të vazhdojë t’i ofrojë sektorit të drejtësisë kapacitet aty ku nevojitet, dhe që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e aftësive vetanake. Qeveria e SHBA-ve mburret për faktin që do të vazhdojë të kontribuojë me personel për të zbatuar këtë mision të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...