Ministri Hyseni priti në takim delegacion me ambasadorë dhe përfaqësuesin e BE-së

15:49 | 17 Qershor 2016
M. A.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka pritur sot një takim, ambasadoret e Holandës, Suedisë, Austrisë dhe Belgjikës, si dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë z Thomas Gnocchi. Me këtë rast është vlerësuar progresi i zbatimit të Projektit të Binjakëzimit, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit.

Ministri Hyseni falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme qe po i japin MPB-së dhe vuri në dukje se projekti i Binjakëzimit po shkon shumë mirë, gjithashtu potencoi se trendët e migrimit të kosovareve në drejtim të BE-se kanë rënë komplet. Institucionet e Kosovës po punojnë me të gjitha kapacitetet që të parandalohet migrimi i pa rregullt i kosovarëve në BE.

Ndërsa ambasadoret dhe përfaqësuesi i BE-së, shprehen vlerësimet e tyre të larta për bashkëpunimin me MPB-në, lidhur me zbatimin e Projektit të Binjakëzimit dhe për menaxhimin efikas të migrimit dhe ripranimit. Ata konfirmuan se trendët e migrimit të kosovareve në BE jane tejet pozitive dhe inkurajuan autoritetet kosovare që të vazhdohet të punohet në parandalimin në të ardhmen.

Në këtë takim u diskutua për ndryshimet e politikave të migrimit në Holandë, Belgjikë dhe Austri që kanë të bëjnë me rregullat strikte te azilit, ku janë shkurtuar procedurat e azilit në shumë vende. Po ashtu u bë e ditur se pala kosovare është e gatshme t’i ripranoj kosovarët që janë duke qëndruar ilegalisht në vendet e BE-së konform marrëveshjeve për ripranim.

Shpërndaje në rrjete sociale