Calvin Harris e Rihanna sjellin videoklipin e “This Is What You Came For”

11:27 | 17 Qershor 2016
M. A.

Calvin Harris dhe Rihanna kanë sjell me videoklip këngën e tyre “This Is What You Came For”.

Videoklipi i bërë nga Emil Nava në qendër të videoklipit e ka këngëtaren Rihanna, e cila performon brenda një kubi, i cili pasurohet me laserë dhe peizazhe të ndryshme përmes projektorëve, shkruan Billboard.

Ky është vetëm një nga bashkëpunimet e tyre, pasi më parë kishin sjell edhe “We Found Love” dhe “Where Have You Been”.

http://www.dailymotion.com/video/x4gz1mq_calvin-harris-this-is-what-you-came-for-official-video-ft-rihanna_music

Shpërndaje në rrjete sociale