Ministri Hyseni priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

10:48 | 17 Qershor 2016
M. A.

Ministri Hyseni priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanovic

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, znj Marija Kapitanovic. Fillimisht ministri Hyseni i uroi për pozitën re dhe vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë janë dy shtete mike që kanë një bashkëpunim në të gjitha sferat e funksionimit institucional, respektivisht bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit”, theksoi ministri Hyseni.

Me këtë rast ministri Hyseni kërkoi që të ketë edhe më tej avancim të raporteve mes dy shteteve sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, në mënyrë që të parandalohen këto të këqija që prekin qytetarët e të dyja vendeve.

Ndërsa ambasadorja Kapitanovic vlerësoi raportet mes dy shteteve dhe më këtë rast, ka rikonfirmuar përkrahjen e shtetit të saj ndaj Kosovës në rrugën e saj drejtë BE-së, posaçërisht procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale