Komuna e Prizrenit që drejtohet tani e shumë vite nga Ramadan Muja ka shpenzuar hiq më pak se 44 mijë euro për blerjen të kartelave për mbushje të telefonit. Këto blerje komuna e Mujës i kishte bërë pa hapur fare tender. Muja, siç ka bërë me dije Auditori i Përgjithshëm gjatë vit të kaluar ka bërë edhe disa shkelje të tjera ligjore. Vitin e kaluar në drejtoritë Komunale, ishin punësuar mbi 120 zyrtarë me kontratë mbi vepër. Derisa, parregullsi janë gjetur edhe në dhënien e tokës së Komunës.
Fiks 44 mijë e 249 euro, është shuma e parave që komuna e Prizrenit, në drejtimin e Ramadan Mujës ka shpenzuar për mbushje të telefonave mobil.
Mbushjet u blenë për zyrtarët komunal të Prizrenit në vitin 2015, ndonëse një gjë e tillë parashihet të bëhet nëpërmjet procedurave të prokurimit.
“Komuna shfrytëzon kartelat mbushëse si formë e sigurimit të shërbimeve të telefonisë mobile. Shpenzimet e këtyre mbushjeve gjatë vitit 2015 ishin 44,349€. Komuna nuk kishte një kontratë të vetme për marrjen e shërbimeve të telefonisë mobile”, kështu thuhet në raportin e Zyrës se Auditorit Gjeneral që ka publikuar dje për komunën e Prizrenit
ZAP në këtë raport i ka dhënë vërejtje të lartë Komunës së Mujes për blerjen e mbushjeve telefonike, duke shfaqur rrezikun që sigurimi i shërbimeve telefonisë mobile në forma të ndara mund t’i kushtoj Komunës shpenzime shumë më të larta sesa shpenzimet reale.
Auditori gjatë auditimit të vitit të kaluar ka gjetur edhe një varg shkeljesh tjera, shkruan Gazeta Express.
Është gjetur që vitin e kaluar në drejtoritë Komunale, ishin punësuar mbi 120 zyrtarë me kontratë mbi vepër, prej të cilëve 12 zyrtarë në drejtorinë e urbanizmit me kohë zgjatje me shumë se gjashtë muaj, ndërsa në drejtorinë arsimit, në pesë raste është vërejtur se janë paguar nga dy deri tre muaj pa kontratë pune, si dhe tri raste ka ndryshime ndërmjet shumës së pagës në kontratë dhe pagesës së pagës mujore.
“Nënshkrimi i kontratave për shërbime dhe rekrutimi duke anashkaluar procedurat e hapura të konkursit, është jo transparent dhe diskriminues ndaj kandidatëve konkurrent. Pagesat të punonjësve jo në harmoni me kontratën dhe dëshmitë e punës, shpie në rrezikun e pagesave të parregullta dhe hapjen e kontesteve gjyqësore. Kompensimi pa kontratë dhe dëshmi mbështetëse për përvojën e punës rrit rrezikun e mbi pagesave në paga”, ka shfaqur rrezikun auditori.
Parregullsi është gjetur edhe në dhënien e tokës së Komunës me qera ngase janë shpërblyer me kontrata palët që i kanë mbetur borxh Komunës.
Sipas auditorit, Prizreni kishte tri kontrata me ”IS-Compani” për shfrytëzimin e hapësirës të pronës Komunale për tregje. Në fund të vitit borxhi i pa paguar nga kjo kompani është gjetur se ishte 171 e 500 euro.
”Komuna kishte kërkuar që qiramarrësi të paguajë borxhin paraprak për të vazhduar shfrytëzimin e pronës Komunale, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur ndërsa kompania vazhdon shfrytëzimin e pronës edhe pse kontratat për shfrytëzim e kësaj prone vetëm kishin skaduar qysh prej 01.08 2013. Për më tepër ky qiramarrës është shpërblyer nga Komuna me një kontratë për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave në vlerë vjetore prej 141,523 eurove.
Qiramarrësi ”Alcom Construction” ka kontratë me Komunën për shfrytëzimin e pronës Komunale me koncesion. Obligimi i kompanisë në fund të vitit 2015 ishte në vlerë prej 14,580€, ndërsa inkasimi ishte zero”.
Gjithashtu ZAP ka treguar se kontrata për transmetimin e sportit reklamues në televizion në shumë vjetore 3,600 euro është nënshkruar nga drejtori i administratës, duke mos zhvilluar procedura të prokurimit
“Në bazë të vendimit të dt. 6.11.2015, një OJQ“AZHR-JUG” i është paguar shuma prej 9,863€, si mbështetje financiare për organizimin e konferencës ndërkombëtare me gazetarë dhe shoqërinë civile për promovimin e turizmit. Pagesa ishte bërë nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa asnjë element nuk përfaqësonte kushtin që pagesa të bëhej nga kjo kategori”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray