Vdes vajza e aksidentuar në magjistralen Prishtinë-Gjilan

11:15 | 16 Qershor 2016
M. A.

Një femër e cila ishte duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin që ka ndodhur me 8 qershor në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka ndërruar jetë dje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale