Publikohen foto të flamurit gjigant kuq e zi që do të zbulohet sonte përballë Francës (FOTO)

12:16 | 15 Qershor 2016
Arbresh Info

Flamuri kuqezi, me përmasa 150 metra me 70, do të pushtojë sot Marsejën në Francë. Në orën 14.30 pritet që me dhjetëra tifozë shqiptarë të ndihmojnë në shpalosjen e këtij flamuri, përmasat e të cilit janë të denja për një Rekord Guinness.

Në një intervistë “Wake Up”, Rinor Sllova, artisti nga Dibra e Madhe, njëherazi ideator i këtij flamuri, u ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të bëhen bashkë e të ndihmojnë për realizimin e kësaj performance.

“Flamuri do të hapet sot, në plazhin e Marsejës, pas shumë ditësh punë. Flamuri është pjesë-pjesë. Kemi menduar të bëjmë një shpalosje artistike, për t’i treguar Francës që dimë të bëjmë dhe art. Do të jetë në formën e shiritave, që shkojnë në 1 metër e gjysmë secili. Në total janë 100 shirita që formojnë flamurin kuqezi”,- ka thënë Sllova për “Wake Up”.

Fotot janë ekskluzive, pak orë përpara se djemtë t’i drejtohen me shiritat kuqezi plazhit të Plages du Prado, 13008, Marseille, ku do të hapet flamuri. / T.CH

auto_t31465984939 auto_t21465984934 auto_t11465984931

Shpërndaje në rrjete sociale