Ministria e Shëndetësisë ka shpallur tenderin për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Ferizajt , i cili parashihet të ketë repartin e kirurgjisë, gjinekologjisë, pediatrisë, sëmundjeve të brendshme dhe atë të diagnostikës.
Gëzim Kokollari, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë për KD-në se ndërtimi i spitalit te ri në Ferizaj do ta shkarkojë numrin e pacientëve në QKUK, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas tij, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka vendosur në favor të kërkesës së Komunës së Ferizajt, duke e parë këtë spital si nevojë imediate për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë.
“Konsideroj se me këtë projekt po përmbushet edhe një nga objektivat e Qeverisë së Isa Mustafës. Objekti i ri i Spitalit Rajonal në Ferizaj do të ketë në tërësi 29.096 m2 me gjithsej 250 shtretër, i cili gjendet në një lokacion mjaft të përshtatshëm si për nga qasja e qytetareve në marrjen e shërbimeve po ashtu edhe për nga ajri dhe freskia që do ta kenë pacientet, sepse spitali gjendet në parkun “Liria” apo siç thuhet ne Ferizaj në “mushkëritë e qytetit”“, ka thënë Kokollari.
Sipas tij, spitali i ri do të ketë strukturë funksionale, bodrume, hapësirë teknike, morgu, sterilizimet e pajisje, rëntgeni, garazh për autoambulancë dhe kuzhina qendrore. “Përveç këtyre do të jetë edhe administrata kryesore, laboratorët, barnatorja qendrore. Ndërsa në katin përdhes do të jetë departamenti i urgjencës dhe ambulancat specialistike. Në katin e parë do të jetë kirurgjia, gjinekologjia me neonatologji dhe pediatria. Në katin e dytë do të jetë reparti i urologjisë dhe ortopedia. Në katin e tretë do të jetë reparti i sëmundjeve të brendshme dhe reparti i hemodializës. Ndërkaq në katin e katërt do të jenë reparti për sëmundjet e kraharorit dhe kardiologjia dhe hapësira për pushim dhe rekreacion’, ka sqaruar Kokollari.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se është lajmi më i mirë në 70 vitet e fundit për qytetarët e Ferizajt dhe rrethinës. “Po fillon realizimi i një projekti madhor që ishte ëndërr e qytetarëve të këtij rajoni për një shëndetësi të mirëfilltë dhe me kushte çfarë duhet t’i ketë mjekësia moderne” ka thënë Muharrem Svarqa.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...