Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit dhe Qeverisë Amerikane, pas sulmit vdekjeprurës në Florida, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Mustafa ka shprehur pikëllimin e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës pas këtyre sulmeve në SHBA, bën të ditur një komunikatë qeveritare.
“Populli i Kosovës bashkëndjenë dhembjen me familjarët e viktimave, me popullin dhe me Qeverinë Amerikane në këto momente të vështira”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.
Duke shprehur solidaritetin e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mustafa thekson po ashtu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në angazhimet e përbashkëta të botës demokratike, të prira nga SHBA’të, në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit.
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni