Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) do të organizojë nesër një konferencë, në të cilën do të prezantohen rezultatet e edicionit special të sondazhit nga barometri kosovar i sigurisë, me titull: “Pikëpamjet e qytetarëve ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë”.
Në një njoftim për media nga QKKS bëjnë të ditur se në këtë konferencë do të prezantohen perceptimet e qytetarëve për çështje të ndryshme.
“Në këtë konferencë do të prezantohen perceptimet e qytetarëve për besueshmërisë ndaj institucioneve të shtetit dhe atyre religjioze, vlerësimi i suksesit të Qeverisë së Kosovës në përballje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmit, kërcënimet dhe rreziqet nacionale me fokus në ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe masat të cilat duhet t’i ndërmarrë shteti pasi luftëtarët e huaj të kthehen në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet në qendrën e konferencave “Orion”, të hënën më 13 qershor 2016 duke filluar nga ora 11:00 e deri në orën 13:00, në Prishtinë.
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...