Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar 17 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Në mesazhin e tij për këtë ditë, ai ka shkruar se liria dhe shteti i Kosovës janë storie e përbashkët suksesi e popullit të Kosovës dhe botës demokratike, transmeton KosovaPress.
Mesazhi i plotë i kryeministrit Mustafa:
17 vjet më parë trupat e NATO -s filluan zbarkimin në Kosovë, pas 78 ditësh të bombardimeve mbi caqet serbe.
Ditët e lirisë që po shënohen këto ditë nëpër Kosovë u arritën fal sakrificave shumëvjeçare dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.
Këto ditë krenarie, na përkujtojnë lidershipin dhe vizionin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, luftën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dhe të gjithë heronjve të tjerë të Kosovës.
Populli i Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright , Gjeneralit Ëesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë që kontribuuan për lirinë e Kosovës.
Liria dhe shteti i Kosovës janë storie e përbashkët suksesi e popullit të Kosovës dhe botës demokratike.
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...