Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot i ka dërguar letër publike, Kryetares se Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, në të cilën kanë kërkuar nga ajo që të jap dorëheqje nga detyra e saj.
Në letrën e dërguar ata thonë se janë të papranueshme dhe të pazbatueshme vendimet e saj, transmeton KosovaPress.
Ja letra e plotë:
Me datën 20 maj 2016, Kolegji i gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, nën drejtim tuaj, ka sjellën nxjerrë Vendimin Nr.964/16, të datës 20 maj 2016, duke legalizua si res juridica, vendimet e Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës, SCC-08-0226 dhe SCC-08-0227.
E nderuar Zonja Kryetare,
Pa dashur që të hymë shumë në historikun e gjithë kësaj teme, do të donim të shprehim mendimin tone, se puna dhe angazhimi i juaj në krye të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, është i pa mëritura dhe mbi të gjitha është në ndesh me gjitha format e mundshme ligjore të Kosovës si dhe me të drejtën zakonore të shqiptarëve.
Si të tillë, ne konsiderojmë se ju duhet të jepni dorëheqje nga detyra dhe këtë e argumentojmë se :
Arsyet se pse Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Nr.964/16, i datës 20 maj 2016 dhe Vendimi i Kolegjit të specializuar të Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës, Nr.SCC-08-0226 dhe Nr.SCC-08-0227, janë të pa pranueshme dhe janë anti kushtetuese është se :
E nderuar Zonja Kryetare,
Për Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, për gjithë qytetarët e Deçanit dhe rrethinës, janë të pa pranueshme dhe të pa zbatueshme vendimet e cilës do gjykatë në Kosovës, që tenton të jetësoj vendimet e kohës se Millosheviçit.
Tashme kanë filluar përgatitjet për demonstratën e madhe të dytë, e cila do t mbahet me 16 qershor 2016, e cila organizohet nga Komuna e Deçani dhe do të organizoje në kundërshtim të vendimit anti kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese të cilën e drejtoni ju. Andaj, për hire të dinjiteti, të gjakut të shumë dëshmorëve të lirisë, për hire të fajit tuaj moral, kombëtare e profesional, ju lutemi jepni dorëheqje nga detyra.
Nuk ju nevo jitet asgjë një rrogë, nuk ju nevojitet asgjë detyra, sepse ju i keni lanë njollë të zezë vetës tuaj dhe punës tuaj. Ju do të turpëroheni nga historia.
Çdo eskalim apo incident në Deçan, nuk do të ketë adrese tjetër për llogaridhënie përveç juve e nderuara Kryetare Arta Rama-Hajrizi.
Me mirë është që të jepni dorëheqje dhe Gjykata e juaj të e anuloj vendimin, sepse dikur do të bindeni se keni gabuar.
E nderuar Zonja Kryetare,
Turpi le te bie mbi juve dhe gjitha atë gjykatës të tjerë që vendosët që pronat të i falen Manastirit të Deçanit. Duhet të keni turp sepse ju i keni dhuruar toka një insitutucioni fetare, prisit e të cilit nuk e pranojnë Republikën e Kosovës.
A ju vije turp Zonja Kryetare Rama-Hajrizi, se çfarë keni vendosur, e keni privilegjuar një njëri si Sava Janjiç, i cili ka qenë kundërshtari ma i madh i pranit të Republikës se Kosovës në UNESCO, si dhe kundërshtari me i madh i pranimit të vendit tonë nga vendet e tjera.
Ju i keni lanë njollë të zezë emrit tuja, familjes tuaj dhe gjithë rrethit tuaj.
Presim që të reflektoni.
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...
Luis Enrique pranë rinovimit me PSG-në, zbulohen detajet e k...
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media