UEFA hap procedim disiplinor ndaj FSHF-së

18:17 | 12 Qershor 2016
M. A.

UEFA ka hapur procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për një baner në ndeshjen me Zvicrën ndaj gjenocidit çam. Vendimi për këtë procedim penal pritet të merret më 21 korrik.

Po ashtu, UEFA ka hapur procedim disiplinor ndaj FSHF-së edhe për hedhjen e fishekzjarrëve. Siç raportohet, disa tifozë kanë ndezur fishekzjarre në stadium, por reagimi i stjuartëve ka qenë i shpejtë duke iu fikur ato.

Ndërkohë, baneri që fajësonte Greqinë për gjenocidin çam, ka shkaktuar edhe reagime të shumta në fqinjin tonë jugor.

Ministri i Jashtëm grek, Kotzias ka thënë se Greqia ka kryer të gjitha veprimet që parashikohen në të tilla raste me anë të ambasadorit të saj në Bernë, dhe me notat e protestës dërguar Francës dhe Shqipërisë, ambasadorët e të cilëve janë thirrur të paraqiten të hënën në Ministrinë e Jashtme greke.

Shpërndaje në rrjete sociale