Shenjimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk po ratifikohet në Parlament. Kjo vijë demarkacioni vazhdon të kundërshtohet nga ana e ekspertëve, sepse në dëm të Kosovës janë rreth 8 mijë hektarë të rrethinave të Pejës, Rugovës dhe Podgurit.
“Demarkacioni është shenjim i kufijve, jo vendosje e tyre. Sot pretendohet se këtë me e zhvendos për disa kilometra”, thotë profesor Zejnullah Gruda.
Madje ambiciet gllabëruese të fqinjëve janë përsëritur edhe së fundmi, ku përfaqësues të partive opozitare në Mal të Zi pretendojnë kufij të njëjtë me ato të luftërave ballkanike.
“Gjeografikisht është për 82 km katrorë afërsisht”, thotë profesor Gruda.
Ndërsa ekspertët shqiptarë i kërkojnë politikës të kryejë detyrën konsitucionale të mos cenimit të kufijve shqiptarë.
“Kjo i vë shtetarët e sotëm shqiptarë në një dritë të keqe në raport me ideatorët dhe krijuesit e shtetit shqiptar”, thotë historiani Pëllumb Xhufi.
“Shtetarët e sotëm e kanë për detyrë kushtetuese që të interesohen që asnjë pëllëmbë tokë të mos kalojë nga dy shtetet shqiptare tek shtetet fqinje ”, deklaroi profesor Ksenofon Krisafi.
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi