Policia është duke hetuar vrasjen e supozuar të shkencëtares së NASA-s, e cila u zhduk të shtunën, afër shtëpisë së saj në Merilend.
Trupi i 48-vjeçares, Tiffany Moisan, është gjetur në një zonë malore prapa dyqanit “Food Lion”, një ditë pasi që familjarët e shpallën zhdukjen e saj. Vetura e shkencëtares u gjet në parkingun e dyqanit. Trupi i shkencëtares është dërguar për autopsi.
Policët thonë se nuk kanë parë shenja të dhunës, por megjithatë preferojnë pritjen e raportit të autopsisë.
Keith Koehler, zëdhënëse e qendrës së NASA-s në Ishullin Uallops, Virxhinia, thotë se Moisan ishte shkencëtare që studionte oqeanet dhe fitoplanktonin. Sipas biografisë së saj, që shihet në uebsajtin e NASA-s, ajo kishte doktoruar në oqeanografi dhe merrej me të vërtetë me studimin e fitoplanktonit. Vrasja e saj, aktualisht, mbetet mister.
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni