Policia e Kosovës edhe sot ka ndërmarrë një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara. Aksioni i sotëm është zhvilluar në Junik, raporton Gazeta Express, me ç’rast janë liruar disa prona të cilat deri më sot janë mbajtur të uzurpuara, e që i përkasin AKP’së dhe Komunës së Junikut.
Policia, njofton se gjatë aksionit ‘Prona’ janë intervistuar tre të dyshuar që më pas janë lënë në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, përmes Drejtorisë dhe Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar planin operativ “Prona”, i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve të pronave nen menaxhimin e AKP-se në Komunën e Junikut.
Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të zyrës rajonale te AKP-se, kanë marr pjesë edhe zyrtar policor të njësiteve të ndryshme policore nga DRP-Pejë dhe DRP-Gjakovë.
Gjatë këtij operacioni janë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare nga ana e zyrtarëve të AKP-se në katër lokacione ( prona) në Junik si më poshtë:
Ngastrës kadastrale 2349 me sipërfaqe 830 m2, ngastrës kadastrale 4502 me sipërfaqe 936 m2, ngastrës kadastrale 4503 me sipërfaqe prej 31.035 m2, ngastrës kadastrale 4748 me sipërfaqe prej 14 ari, ngastrës kadastrale 4707 me sipërfaqe prej 30 ari e 81 m2.
Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar tre të dyshuar dhe në konsultim me Prokuronin kompetent rasti është dërguar në procedurë të rregullt.
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...