Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në Bullgari, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkupunimit të Evropës Juglindore. Kryetari Veseli do të zhvillojë takime me homologët e tij të parlamenteve të vendeve të rajonit.
Gjithashtu, do të ketë takim me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ndërsa në Parlamentin bullgar do të zhvillojë takim bilateral me kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Tsetska Tsatseva.
Të dielën, në qytetin Banjsko, nga kryetari i tij, Georgi Ikonomov, në një ceremoni të veçantë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të shpallet qytetar nderi i këtij qyteti.
Gjatë vizitës në Sofje, kryetari Veseli do të mbajë edhe një ligjeratë në Universitetin e Sofjes, në Degën e Ballkanistikës.
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...
Premier Leagues i shtohet një vend në Ligën e Kampionëve për...
Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ule...
Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...