Pas video sekuencës ku burri dhunon me shkelma ish bashkëshorten e tij në mes të rrugës teksa ajo mban 2 fëmijë, në redaksinë e Ora News ka mbërritur një tjetër video shokuese të dhunës ndaj femrës në mes të rrugës dhe në mes të ditës.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=r1055Afigx0]
Është regjistruar në Tiranë, në zonën e ish-bllokut. Në videosekuencë duket një vajzë dhe dy djem.
Njëri prej djemve, i veshur me të verdhë dhe me çantë në krah përpiqet ta qetësojë vajzën. Në moment djali tjetër i veshur me pantallona të shkurtra dhe xhinse, pasi largohet për pak metra kthehet dhe e qëllon me grusht vajzën mu në fytyrë.
Video të tilla tregojnë se fenomeni i dhunës ndaj femrës vijon të mbetet shqetësues.
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri