Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje liderëve shtetërorë të mos i rrezikojnë Kosovën dhe liberalizimin e vizave duke insistuar ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka përsëritur se kjo marrëveshje cenon territorin e Kosovës, prandaj duhet të korrigjohet sa më shpejt. Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Haradinaj ka paralajmëruar se partia e tij do të organizojë protestë në ditën kur Kuvendi do ta vë në rend dite për ratifikim demarkacionin.
Ai ka bërë me dije se AAK-ja nuk do t’u kthehet punimeve të rregullta të Kuvendit, por do të jetë e pranishme vetëm në seancat solemne dhe në seancën kur do të tentohet të votohet demarkacioni. Haradinaj ka thënë se qeveria aktuale është fatkeqësi për Kosovën. “I bëjmë thirrje koalicionit qeverisës të mos e thellojë krizën por të heqë dorë nga dy marrëveshjet e dëmshme, demarkacionin dhe asociacionin. Kufiri me Malin e Zi duhet të jetë në Çakorr dhe Kullë”, ka thënë Haradinaj.
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri