Katër mjekëve të Spitalit të Gjakovës u janë revokuar licencat për gjashtë dhe tre muaj, pasi ata gjatë një intervenimi në këtë spital, në vend të këmbës së majtë, kishin operuar këmbën e djathtë të pacientes 82-vjeçare.
Katër mjekëve specialistë të Spitalit të Gjakovës, Selajdin Boshnjakut (ortoped), Dalip Muhadrit (anesteziolog), Fisnik Vulës (ortoped) dhe Shkëndije Shehut (anesteziologe) u janë revokuar licencat për gjashtë, përkatësisht tre muaj, nga ana e Bordit Etik Profesional të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo, pasi të njëjtit janë shpallur përgjegjës se i kishin operuar këmbën e djathtë një pacienteje nga rrethi i Gjakovës, ndonëse ajo kishte të thyer këmbën e majtë, duke bërë kështu një gabim të natyrës banale.
Një hulumtim që ka bërë gazeta “Zëri” lidhur me rrjedhën e këtij rasti, ka treguar se bazuar në vendimin e Bordit Etik Profesional, drejtori i Spitalit të Gjakovës Ahmet Asllani i ka suspenduar të njëjtit.
Hulumtimi disajavësh ka treguar se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht të vitit 2015, kur gruaja 82-vjeçare S.O., kishte të thyer ijën e majtë derisa tek e njëjta është intervenuar në fillim të shtatorit, në anën e kundërt – në ijën e djathtë.
Kjo konfirmohet në një raport të Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës, të protokolluar më 21 janar 2016, që i është proceduar Bordit Etik Profesional të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në këtë raport, që gazeta e ka siguruar bazuar në kërkesën për qasje në dokumente publike jepen detaje për gabimet profesionale, por edhe teknike dhe administrative e menaxheriale të ndodhura në rastin e pacientes tashmë të ndjerë. (Shrkimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...