Bashkimi në një koalicion qeverisës i dy partive më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së, ka bërë që Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa të marr kritika për dualizëm në qëndrime. Madje ka nga ta të cilët vlerësojnë se një pjesë të Qeverisë, e udhëheq PDK-ja ndërsa pjesën tjetër LDK-ja, e jo si në partneritet sic do duhej.
Këshilltari politik për media i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, e pranon se sfidat më të cilat është përballur e kanë bërë të ndjeshëm koordinimin dhe bashkëpunim në mes të ministrave në Qeverinë Mustafa.
Koalicioni, sipas Abdullahit është i qëndrueshëm dhe funksional.
Për njohësin e çështjeve politike, Haki Abazi, koalicioni PDK-LDK është jo natyror. Ky koalicion i kundërshtarëve të rreptë politik, siç shprehet ai nuk mund të prodhoj agjendë zhvillimore në Kosovë./Tribuna Channel/
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri