Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim komisioneren e lartë të OSBE-së për çështje të minoriteteve, Astrid Thors, ku ka thëtë se Kosova mbetet shembull rajonal dhe më gjerë, për trajtimin e minoriteteve duke theksuar vlerat e multietnicitetit dhe të tolerancës që e karakterizojnë Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit u bisedua për të arriturat në Kosovë dhe aspekte të ndryshme që lidhen me minoritetet.
Sipas një komunikate të Qeverisë, Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm në vend si dhe respektimin e plotë të të drejtave të komuniteteve pakicë nga shteti dhe shoqëria kosovare.
Pasi theksoi përkushtimin e Qeverisë në këtë drejtim, kryeministri Mustafa tha se Kosova mbetet shembull rajonal dhe më gjerë, për trajtimin e minoriteteve duke theksuar vlerat e multietnicitetit dhe të tolerancës që e karakterizojnë Republikën e Kosovës.
Komisionerja Astrid Thors vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u interesuar për procese të ndryshme që lidhen me minoritetet si dhe aspekte të tjera të zhvillimeve në vend.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...