Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka thënë se moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në gjendje të tanishme ka prodhuar edhe tragjedi, siç është rasti i sotëm kur nën gërmadhat e një shtëpie gjeti vdekjen një vajzë 3-vjeçare.
Kjo organizatë ka kërkuar dorëheqje dhe përgjegjësi penale për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, ministrin e Kulturës, Kujtim Shala dhe atë të Mjedisit, Ferid Agani.
“Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit, nga shembja e një shtëpie të vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit, të hënën, një fëmijë ka humbur jetën dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime. Moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në këtë gjendje tashmë ka prodhuar edhe tragjedi”, thuhet në reagimin e EC Ma Ndryshe.
“Duke shprehur pikëllimin për këtë humbje, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, përfshirë dhe përgjegjësinë penale për shkaktim të vdekjes si rezultat i papërgjegjësisë”.
EC Ma Ndryshe edhe një muaj më parë pat kërkuar intervenimin urgjent të institucioneve përgjegjëse në objektet në rrugën “Marin Barleti”, që janë në prag të kolapsit.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...