Prizren, axha shtyp aksidentalisht me traktor nipin për vdekje

17:59 | 6 Qershor 2016
M. A.

Një fëmijë është shtypur për vdekje me traktor nga axha i tij. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në Mamushë të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar për PrizrenPress, rreshteri i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Ai tha se aksidenti tragjik në Mamushë, ka ndodhur për shkak pakujdesisë së shoferit të traktorit, që në këtë rast ka qenë axha i viktimës.

“Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë”, tha Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale