Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pa gruan si pjesë në proceset politike nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe prandaj në kabinetin e ardhshëm qeveritar do të ketë më shumë gra pjesëmarrës, njofton Klan Kosova.
Kryetari i PDK-së që po merr pjesë në Konventën e pestë të gruas demokratike ka inkurajuar gratë që të ngrisin zërin e tyre dhe të mos ndjehen asnjëherë të pafuqishme karshi burrave.
“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë ta mbështes gjithmonë fuqishëm gruan dhe pa përfaqësim të gruas nuk mund të ketë zhvillim të fuqishëm si në ekonomi dhe në përgjithësi në zhvillime vendit”, ka thënë Veseli.
Ndërkohë, Gazeta Express sot ka komentuar fotografinë e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë ku nga 42 ministra, vetëm 9 janë gra.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...