QKUK-ja pa barna esenciale

12:44 | 4 Qershor 2016
M. A.

Mungesa e barnave nga lista esenciale në institucionet publike shëndetësore, vazhdon të jetë shqetësuese, si për pacientët ashtu edhe për stafin mjekësor. Ndonëse, sipas zyrtarëve shëndetësorë, gjatë vitit 2015 ka pasur furnizim të mirë me barna, viti 2016, ka shënuar rënie.

Një rënie e tillë vlerësohet se vjen si pasojë e alokimit të buxhetit për barna në vlerë prej 15 milionë euro, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Curr Gjocaj, drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë të pakënaqur me pamjaftueshmërinë e buxhetit, ku, siç thotë ai, qysh në fillim të planifikimit të blerjes së barnave, iu mungojnë 5 milionë euro.

Kryetari i Sindikatës Federale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se me bartjen e buxhetit nga QKUK-ja, në Ministrinë e Shëndetësisë, është formuar një kaos, nga i cili, sipas tij, më së shumti kanë pësuar pacientët për shkak të mungesës së theksuar të barnave.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i qartësojë situatat mirë dhe jo të krijojë procese burokratike, të cilat po e pengojnë furnizimin me barna.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë. 

Shpërndaje në rrjete sociale