Ish-sekretari i Aleancës Kosova e Re dhe pronari i kompanisë “Siguria”, Rrahim Pacolli ka blerë shtëpinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë e ka konfirmuar Pacolli për “Indeksonline” se para disa ditësh ka blerë shtëpinë e presidentit Hashim Thaçit në “Veternik” të Prishtinës.
Pacolli ka thënë se kjo shtëpi, të cilën e ka blerë para një jave, i ka kushtuar mbi treqind mijë euro.
“Po, është e vërtetë që e kam blerë shtëpinë e Hashim Thaçit. Ndërsa çmimi i saj ishte 360 mijë euro”, është shprehur ai.
Ndryshe, që nga viti 2008 presidenti Hashim Thaçi kishte nisur ndërtimin e një shtëpie në lagjen “Veternik” të Prishtinës, pas largimit nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria”, pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasje.
Ndërtimin e kësaj shtëpie prej 700 metra katrorësh, Thaçi ka arritur ta fusë vetëm nën kulm.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...