Si rezultat i investimeve të cilat kanë ndodhur në lokalitetin arkeologjik “Ulpiana”, në fund të muajit gusht të këtij viti, do të ndërron edhe statusin nga lokaliteti arkeologjik në park arkeologjik.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vjollca Aliu, e cila i ka thënë KosovaPress-it se Kosova për herë të parëdo të ketë park arkeologjik.
Ajo ka folur edhe për projekte të tjera sa i përket trashëgimisë kulturore. Duke u ndalur te punimet në Kalanë e Prizrenit, ka thënë se pjesa dërrmuese e punimeve janë në përfundim e sipër.
Aliu ka shtuar se me rishikimin e buxhetit, më shumë do të fokusohen në fushat e infrastrukturës arkeoturistike dhe hapjes për vizitorë të lokaliteteve të ndryshme në vendin tonë.
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...