Në Zubin Potok janë arrestuar dy shtetas të Serbisë, të cilët kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin, raporton Policia e Kosovës.
“Dy meshkuj boshnjakë, shtetas të Serbisë, janë ndalur nga njësitë policore, pasi që të njëjtit kanë tentuar që me veturën e tyre të kalojnë ilegalisht kufirin”, thuhet në komunikatën e Policisë se Kosovës.
Më tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin vetura është konfiskuar deri në përfundim të hetimeve, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...