Kryetari i Bordit të Agjencisë kosovare të Privatizimit Petrit Gashi ka thënë se çështja e Trepçës që nga paslufta është duke u trajtuar në mënyrën më serioze nga AKP-ja dhe Qeveria dhe sipas tij në të ardhmen do të shiheni mundësitë e investimeve në këtë sektor.
Ai gjatë konferencës “Diaspora- Investimet dhe Punësimi” që po i zhvillon punimet në Prishtinë poashtu ka deklaruar se 70 pronat e uzupuara do të lirohen në bashkëpunim me prokurorinë e policinë, njofton Klan Kosova.
Naim Dedushaj nga Departamenti i Investimeve të Diasporës e përkrahi vendimin e AKP-s për lirimin e pronave, të uzurpuara.
Ai njëherit theksoi se gati gjysma e Kosovës është jashtë vendit dhe së bashku duhet ta dijnë sesa biznese të diasporës veprojnë jashtë.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare