Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrria, si dhe Drenasi, kanë numrin më të madh të qenve endacakë në gjithë Kosovën. Besohet se në gjithë Kosovën ka mbi 250 mijë qen endacakë, të cilët u kanosen për çdo ditë qytetarëve, ndërkohë që në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrri, si dhe në komunën e Drenasit, sipas të dhënave të komunave, ka mbi 70 mijë qen endacakë. Numri i tyre është shtuar tej mase, sa që problemi me qentë endacakë ka dalë të jetë më i madh, për të cilin duhet gjetur zgjidhje të shpejtë, në mënyrë që të mos përsëriten rastet si ai në Rakinicë të Skenderajt, Fushë Kosovë dhe në disa vendbanime të tjera në Kosovë.
“Po dojnë me na hangër për së gjalli”, thoshte një qytetar i Mitrovicës, Mursel Fejza, derisa pengohej nga qentë endacakë ta kalonte rrugën. Ai ka pyetur se për ç’arsye nuk po i vrasin qentë endacakë, ndërsa në përgjigjen se nuk po lejojnë organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve, Fejza ka porositur se qentë eliminohen vetëm me plumba…(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...