Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhjen plenare, ku pritet të aprovohet orientimi programor i LDK-së, ndryshimet dhe plotësimet e statutit, raporti i punës dhe atij financiarë, ndërmjet Kuvendit të shtatë dhe të tetë të LDK-së, si dhe aprovimi i strategjisë së komunikimit të LDK-së.
Kjo mbledhje po mbahet pas tri sesioneve, ku u diskutuan sfidat aktuale të LDK-së, organizimi, veprimi dhe çështjet statutare por edhe zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe politika integruese e Kosovës.
Po ashtu, po diskutohet edhe strategjia e komunikimit të LDK-së. Të gjitha këto po bëhen pa praninë e mediave.
Ndërsa, Donika Gervalla po qëndron në lokalin pranë vendit ku po mbahet Kuvendi i punës.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare