Deputetja Xhevahire Izmaku sot ishte më e gëzuar se ditëve tjera. Ajo ishte në përurimin e Fabrikës së Ujit në qytetin prej nga vjen, Vushtrria.
Por, jo gjithçka shkoi mirë në ketë përurim ku prezent ishte edhe kryetari i Kuvendit njëherësh kryetari i partisë së Izmakut, Kadri Veseli.
Organizatorët nuk ia dhanë fjalën deputetes Izmaku, e cila pretendon se e meritonte të mbajë një fjalim.Kjo shkaktoi revoltë tek deputetja e PDK-së.
Ajo madje thotë se sot e ka ndjerë veten sikurse Donika Gërvallla e LDK-së, e cila u tërhoq zvarrë nga sigurimi derisa donte që të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së Isa Mustafës.
Për këtë ndjenjë deputetja Izmaku ka folur për KosovaPress ku sqaron edhe reagimin e saj që e ka bërë të ditur edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Në të vërtetë sot jam ndier si Donika Gërvalla. Sepse jam injoruar nga bashkëpartiakët e mi në Vushtrri. Mua s’mu dha fjala në këtë përurim që jam angazhuar tash e gjashtë vjet”, tha Izmaku për KosovaPress.
Ajo thotë se ishte fjala e saj që u mundësua lëshimi i fabrikës së Ujit që kishte mbetur për 150 mijë euro.
Por revolta e saj është shprehur për kryetarin e Vushtrrisë Bajram Mulakun dhe kryetarin e degës Kurtan Kajtazin.
“Unë e kam iniciuar para tri dite në seancë dhe kryeministri menjëherë I ka lëshuar mjetet, ndërsa sot kryetari Bajram Mulaku dhe kryetari I degës së PDK-së Kurtan Kajtazi nuk qenë në gjendje të më japin fjalën për këtë angazhim timin”, tha Izmaku.
Fabrika e Ujit në Vushtrri është ndërtuar me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe komunës së Vushtrrisë dhe ka kushtuar mbi tetë millionë euro./
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...