Në kuadër festivalit për të drejtat e njeriut “Femart”, para pak qastesh aktorja, regjisorja dhe ish Drejtoresha e të drejtave të njeriut në Jordani, Lina Attel, mbajti një master klasë me temën “Arti i grave në lindjen e mesme”.
Në këtë ligjeratë të pranishmit patën mundësi që të informohen më shumë rreth shtetit të Jordanisë por edhe për shtetet tjera të Lindjes së Mesme, transmeton Arbresh.info
Lina Attle, e cila ka ardhur nga Jordania për të ligjeruar në “Femart”, tregoi se që nga viti 1987, ajo kishte filluar që përmes artit, muzikës dhe shfaqjeve të ndryshme, të vetëdijesojë masën që të mos jetë pre e dhunës dhe secili të ngritë zërin për të drejtat e veta, kështu u formua teatri me 23 persona ku gjysma e tyre ishin aktorë profesionist e që pdodhuan shfaqje të ndryshme vetëdijësuese jo vetëm për dhunën por edhe për sëmundje të ndryshme, probleme politike etj.
Jordania përveç mungesës së ujit dhe papunsisë së madhe, nuk ka probleme të mëdha me shtypjen e femrës, për dalim nga vendet tjera fqinje, në Jordani femrat nuk janë të detyruara të mbulohen, ato mund të zgjedhin vetë se çfarë dhe ku të punojnë.
Attle tregoi se në Jordani janë krijuar kampet më të mëdha për refugjatët sirianë, për të cilët ajo tha se ndjejnë keqardhje shumë të madhe, pasi ata nuk kanë shpresë që të kthehen sërish në vendet e tyre, sepse gjithcka në Siri është shkatërruar, për këtë gjë shteti Jordanez u ka ofruar ndihmë aq sa ka mundur duke duke punësuar sirianë dhe duke hapur dyert e shkollave për fëmijët e vegjël.
Ligjerata përfundoj me shfaqjen e fotografive dhe videove të ndryshme të shtetit të Jordanisë, të cilat tregonin jetën e tyre, problemet, si dhe aktivitete e ndryshme që sensibilizonin masën për një jetë më të drejtë e më të mirë.
“Femart” do të zgjasë deri me 30 Maj, ku do të ketë shfaqje dhe aktivitete të ndryshme brenda kryeqytetit./Arbresh.info

Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...