Të gjithë Ministrat e zëvendës Ministrat e Kosovës ndërmjetësojnë për viza. Ish ministri i kulturës Astrit Haraqia i cili po akuzohet se siguroi klientë për viza për grupin e Ukë Rugovës ka pranuar se është marrë me rregullimin e vizave për simpatizantë e anëtarë të partisë së tij. Në një bisedë për KALLXO.com Haraqia ka pranuar se ka lehtësuar viza.
“Pas arrestimit e kam thënë edhe publikisht se kemi bërë diku 40 deri në 80 viza njerëzve të Gjakovës, raste qoftë humanitare, për shembull çështje shëndetësore ose ekonomike, i kam përkrah për viza edhe nuk mu ka dukur asgjë tmerr për arsye se ne kemi suportuar njerëz nga viti 1995, nuk është ka qenë diçka e re për mu”, thotë Haraqia.
Haraqia mohon pretendimet e prokurorisë se veprimtaria e tij ishte ilegale madje pretendon se të gjithë Ministrat e zëvendës Ministrat e Kosovës ndërmjetësojnë për viza.
“Edhe sot unë nuk e di cili ministër ose zëvendës ministër nuk e suporton dikë nëpër ambasada për me marrë një vizë. Edhe unë nuk jam pishman për atë që e kam bërë edhe jam mëse i sigurt që kush 1 euro nuk ma ka dhënë”, shton ai.
Ish ministri i Kulturës përballet me aktakuzë të prokurorisë që nga java e kaluar prokuroria pretendon se roli i Haraqisë në grupin e Ukë Rugovës ishte për të siguruar klientë për grupin. Siç shkruhet në aktakuzë, dëshmitarë të shumtë kanë dhënë prova se ai ishte duke rregulluar viza Italiane për ta.
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg p...
Ambasadori Malaj viziton Spitalin e Prizrenit dhe ndan mirën...
Policia arreston një shtetas të Malit të Zi për vjedhjen e d...
Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të orga...
Natë e zjarrtë evropiane – 18 përballja sonte në Ligën...
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...