Vendet që do të mbesin pa rrymë nesër

17:21 | 25 Maj 2016
M. A.
KEDS-i ka njoftuar se për shkak të riparimeve në rrjetin e shpërndarjes, do të ketë shkyçje nga furnizimi me rrymë në disa rajone të vendit.
 Gjakovë

Më 26.05.2016  në NS 110/10 kV Gjakova 2  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Gjakova 3 (81083016) prej orës 10:00 deri në orën 11:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Azem Hajdari, Aleksandër Mojsiu, Besim Bishtazhini, Bajram Daklani, Dëshmorët e Lirisë, Elena Gjika, Gjon Bisaku, Gjon Nikoll Kazasi, Halit Asllani, Hysni Dobruna, Haki Taha, Ismajl Qemajli, Konferenca e Bunjajt, Konstantin Kristoforidhi, Martin Camaj, Mithat Frasheri, Mixheni,Qazim Bakalli, Shaban Polluzha, Skënderbeu, Xheladin Hana, Yjet e Erenikut dhe Yll Morina.

Arsyeja e shkyçjes: Punime nga ana e KOSTT- it në NS 110/10 kV Gjakova 2.

Prishtinë

Më  27.05.2016 në NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të shkyçet Transformatori T-1 prej orës 06:00 09:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Blloku i Parë, Gjimnazi, Tregu Gjelbër, Gjyqi, TV, Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rrugët: Bajram Curri, 1 Tetori, Shaip Kamberi, Robert Gajdiku, Muharrem Fejza, Ndue Perlleshi, Beqri Kastrati, Qendra-Agim Ramadani, Tringë Smajli, ish- M. Pijade, e Vushtrrisë,  Xh.Ibishi, A.Rrustemi, Nazim Gafurri, Gustav Majer,  Haxhi Zeka, N. Gafurri, Swiss Diamand Hotel (Ish Hotel Iliria),Shkolla teknike, Kasollat, Mati 1 (një pjesë), Tauk-Bashçe, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e re, Kolovica e Vjetër, Tophane, pjesa afër Tjegullores, Shkolla Normale, Sofalia, Bazeni, Restorantet Gërmi, Labëria, Ilirida, Taslixhe, Ilirida, Muzeu, Kodra e  Diellit (një pjesë),  Mati 1 ( një pjesë), 4 Llullat, afër Hotel Ilirisë, Varrezat e Jahudive, Rezervoarët, Matiçani, Zllatari, Hajvalia (pjesërisht).

Arsyeja e shkyçjes: Punime nga KOSST-i, montimi i transformatorit T-3.

Më 28.05.2016, ne NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Fshatrat 1 (14000009), prej orës 13:30 deri në orën 16:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llapashtica, Sekiraqa, Gllamnik, Konushevci, Burica dhe Penuhë.

Arsyeja e shkyçjes: Vendosja e shtyllave 12/1600 dhe 12/2200, të cilat vendosen nën përçuesin ekzistues sipas zgjidhjes teknike Nr. 4230 të datës 20.05.16.

Ferizaj

27.05.2016NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Sllovia (41000003) nga ora   12:00 deri në orën  15:00 

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dobratin, Gushteric, Livagj, Smallush, Qollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja e shkyçjes: dislokimi i përhershëm i linjës 10kV nga  Autostrada në km 11+800.00.

 Më 26.05.2015 në NS 35/10 kV Shtërpca do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Gotovusha(40044005) prej orës 13:30 deri në orën 15:00.

Gjatë kohë sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Shtërpca (një pjesë), Biti e Ulët, Biti e Epërme, Palojt, Shushiq, Gotovusha, Drajkovci, Viqa, Gradovica, Firaja, Brodi.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të Transformatorit të mbingarkuar në TS 10/04 KV  Biti e Epëme – Popovct.

Më 26.05.2016 në NS 35/10 kV Shtërpca do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Drejtimi “Breza”(40044003) prej orës 09:30 deri në orën 12:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Vikend Zona, Sevce, Jazhinca, Vërbeshtica, Hotel, Junior-geneks  dhe  TS Lahor.

Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të Transformatorëve të mbingarkuar në TS 10/04 kV : Sevce 2(Kulla), Jazhinca 1-Shtëpia e Kulturës.

Gjilan

Më 26.05.2016    në  NS 35/10 kV Kllokot  do të shkyçet:

  • Dalja kV – Kllokoti (61065004)  nga ora   10:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kllokoti, Radivojca, Budrika, Remniku dhe  Xhylekarë.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i një shtyllës së tensionit të lartë  dhe i transformatorit te Kulla Remnik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale