Deputeti Tom Doshi ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Top Story”, gjithë ngjarjen që ka të bëjë me atentatin ndaj tij, duke treguar në detaje, mënyrën se si ra në kontakt me Durim Bamin, personin që sipas tij, është paguar për të kryer atentatin ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi.
Doshi tha se deputeti Mark Frroku i Partisë Kristian-Demokrate e kishte njoftuar dhe e kishte prezantuar me “atentatorin” Durim Bami, dhe se ky i fundit ishte në dijeni në momentin që biseda me të po regjistrohej.
“E kam takuar aq shumë atë Durimin këtë kohë. E kam kontaktuar përditë sepse mendoja që po e eliminojnë sepse mendoja që ata e morën vesh që ky ka bërë takim me mua dhe ishte i vetmi dëshmitar që njihte ndërmjetësin mes Ilirit dhe Durimit, që ishte Toni. Toni, Durimi dhe grupi tjetër,” ka thënë Tom Doshi.
Kush e prezantoi me Durim Bamin
Lidhur me mënyrën se si ka rënë në kontakt me ‘atentatorin’ Durim Bamo, deputeti Doshi rrëfen: “Unë kam qenë në Budva me familjen, më mori në telefon Mark Frroku dhe më tha që ku je se dua të të takoj se është një problem urgjent. I thashë që për dy ditë kthehem. Kur u ktheva më thotë që kam takuar një person që unë e njoh dhe më ka thënë që Ilir Meta ka paguar lekë për të eliminuar ty dhe Mhill Fufin. Më erdhi shumë papritur dhe e çuditshme sepse me Ilir Metën kemi ndenjur disa herë për drekë e darka. Kemi shkuar në Dukagjin bashkë, më 30 korrik festuam edhe ditëlindjen e Taulant Ballës,” ka treguar Tom Doshi.
Vrasësit që e kanë ndjekur deri në shtëpi
Më tej ai ka vijuar rrëfimin e tij duke treguar pse i besoi versionit të Durim Bamit. Ai kujton se si personat që kanë dashur ta vrasin, midis tyre edhe Durim Bami, e kanë ndjekur deri të dera e shtëpisë. “Për të vërtetuar këtë pasi u ktheva nga pushimet më mori Mark Frroku dhe më tha shkojmë pimë një kafe. Ishim tek hyrja kryesore e “Sheraton”. Më thotë që po vjen një djalë me një bluzë portokalli me syze dhe ky është personi që të ndjek ty. Aty po rrija jashtë. Erdhi ky djalë me bluzë portokalli, me syze, më pa aty, u kthye dhe iku. Kur dola i thashë Markut do të ecim në këmbë. Ky djali me bluzë portokalli po priste në makinë. Vazhduam rrugën, unë hipa në makinën time dhe atë natë, nuk i rashë nga Ministria e Shëndetësisë, por i rashë nga rruga Qemal Stafa. Kur erdha te porta e shtëpisë, kur frenoi shoferi te dritat pashë këtë djalin me bluza portokalli,” tha më tej Tom Doshi.
Biseda me Durim Bamin për porositësit
Pasi Durim Bami pranoi ta takonte Tom Doshin, nëpërmjet ndërhyrjes së Mark Frrokut, vetë deputeti Doshi tregon bisedën me të. “E takova një natë dhe ai rrëfeu të gjithë ngjarjen. Është një djalë, është në moshë dhe e ka emrin Toni e ka një restorant Viva. Ai më ka ardhur në emër të Ilir Metës, jo se i ka thënë që vij në emër të Ilirit, por i ka thënë që porosia është për Ilirin. I ka thënë janë 500 mijë euro për Tomën. Është edhe në video, kur i kanë thënë njëherë 200 mijë, e më pas i ka thënë që dua 500 për Tomën dhe 100 mijë për Mhill Fufin se kanë menduar që Mhilli është kollaj se ikën natën vetëm në shtëpi se e kishin marrë informacion edhe lëvizjet e Mhillit. Me thënë të drejtën, duke bërë lidhjet që edhe Mhilli meqë u vra një person që ishte me Monikën në zgjedhjet në Laç…,” tha Tom Doshi.
Familja e mori vesh e para për atentatin
Lidhur me personat e parë të cilëve Tom Doshi iu ka treguar se kërkojnë ta vrasin, dhe se ky person është Ilir Meta, deputeti tha se e ka ndarë këtë histori me gruan e tij, e më pas me Ramën e të tjerët. ndërsa shtoi se: “Të parit njeri i kam thënë gruas që po më ndodhi gjë e kemi prej Ilir Metës. Ja kam thënë edhe Ilirit këtë. E di edhe ai vetë kur e kam takuar. Të parit njeri i thashë Edi Ramës më 30 gusht në Durrës, kemi bërë atë analizën, në pushim të drekës Rama po pinte një cigare në ballkon dhe i thashë që kam një bisedë me ty. I thashë më ka ardhur informacion që Ilir Meta ka paguar lekë për të më vrarë dhe më kanë vendosur eksploziv te makina me një motor picash. Shprehimisht ka qenë fjala e Edi Ramës: Tomë të ka ruajtur Zoti!.”
Marrëdhënia me Ilir Metën dhe Edi Ramën
Lidhur me njohjen dhe miqësinë me Ilir Metën ndër vite, Tom Doshi thotë se: “Në botën e tij ai ka luajtur një rol si aktor shumë i aftë, por nuk ia doli. Bindi opinionin që ne jemi shumë miq, kurse në krahun tjetër po përgatitej të më eliminonte fizikisht,” tha Doshi. Ndërsa për Edi Ramën thotë se e ka pasur shumë mik dhe se ka sponsorizuar fushata për të. “E vërteta është që kemi qenë më shumë se sa deputetë e kryetarë, unë e kam respektuar dhe kam bërë shumë për të. Për 8 vjet kam shkatërruar ekonominë për të në të gjitha zgjedhjet. Kjo do të thotë që të jesh në opozitë dhe dihet që zgjedhjet kanë kosto, kam përballuar 3 palë zgjedhje duke qenë kryetar partie Edi Rama, çdo protestë. Thonin që Tom Doshi ka blerë njerëzit për të ardhur në Tiranë, faktikisht…,” vijoi më tej rrëfimi.
Makina e blinduar për Durim Bamin
Lidhur me deklaratën e Durim Bamit se i ka blerë një makinë të blinduar, Tom Doshi e pranon se i ka blerë makinë, por për të mbrojtur jetën e tij. “Bami kishte dhënë shpjegime që i kam blerë edhe makinë, po është e vërtetë i kam blerë një makinë të blinduar. Kam qenë i shqetësuar shumë për jetën e tij, edhe sot që është në duart ë policisë.,” tha Tom Doshi.
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...
EKSKLUZIVE/ Solomon në “udhëkryq” mes Vushtrrisë dhe Lirisë,...
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor