Janë certifikuar 19 saldues pas trajnimit 4 mujor nga kompania Gjermane SKK në Gjilan, kompani kjo anëtare në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Këta punëtorë, nga tani janë në gjendje që të kryejnë të gjitha llojet e saldimit dhe çdo lloj pune që i ofrojnë ofertuesit brenda dhe jashtë Kosovës.
Drejtori i kësaj kompanie, Behxhet Sahiti, tha se qëllimi i tyre i mëtutjeshëm është që numrin e punëtorëve ta rrisin në 500 vetë.
Sipas tij, të gjithë këtyre punëtorëve i është ofruar kontratë pune 2 vjeçare, ku gjatë kësaj periudhe do të kenë mundësi të punojnë brenda dhe jashtë vendit. Por, ai shprehet i bindur se edhe pas dy viteve këta punëtor do të mbesin në këtë kompani.
“Këta nxënës nuk janë nxënës, por punëtorë të kompanisë sonë, këta janë punëtorët tanë. Këta do të mbesin, kanë kontraktuar me kompaninë tonë me qenë të punësuar 2 vite, pastaj shpresoj dhe jam i bindur se ata nuk do të largohen nga kompania jonë”, tha Sahiti.
E zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Kiesler, tha kjo është një ngjarje e suksesshme dhe ngjarje të tilla i duhen Republikës së Kosovës sa më shumë. Sipas tij, që të përmirësohet gjendja në Kosovë duhet të përmirësohet arsimi dhe aftësimi profesional në Kosovë.
“Sot kam ardhur me qejf në Gjilan, sepse gjithmonë kam dëshirë me qenë atje ku ka suksese të tilla. Kam pasur mundësi të them dhe them edhe sot se Republika e Kosovës vetëm do të përmirësohet nëse në sektorin e ekonomisë do të ketë suksese”, tha Kiesler.
Kjo kompani ka bërë të ditur se trajnimi i gjeneratave të reja do të vazhdoj me vite dhe se mbi 200 persona tani më vetëm janë duke pritur për tu trajnuar.
Trump: Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar për armëpushim
Salah kthehet në formacionin e Liverpoolit
Nesër mbyllet përkohësisht një segment i rrugës në Vushtrri
Ambasada amerikane njofton se ushtrimi i përbashkët me Polic...
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë