Lëvizja FOL e ka ftuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuqiq, në Forumin “FOL Hapur”.
Në ftesë, FOL i ka thënë Vuçiqit se po e fton atë në funksion të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal në frymën e integrimit në BE.
“Gjithashtu në funksion të reflektimit të implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, Lëvizja FOL ju fton të flisni në Forumin FOL Hapur që e kemi iniciuar intensivisht vitin e kaluar. Kosova dhe Serbia, si dy shtete fqinje e ndërkombëtarisht janë zotuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe dy shoqërive. Prandaj, besojmë se është kruciale dhe e nevojshme që të ketë bashkëpunim në fusha të ndryshme jo vetëm në nivelin politik dhe institucional siç ka qenë deri tash”, thuhet në ftesën e Lëvizjes FOL të nënshkruar nga drejtori i saj ekzekutiv, Petrit Zogaj, raporton KTV.
Ftesa është bërë për fundin e muajit maj, ndërkohë që përgjigje nuk ka ende.
Por, megjithëse edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një ftesë nga një OJQ në Beograd, një vizitë e tillë është vështirë e realizueshme, pasi që shteti serb edhe zyrtarisht sot ka bërë me dije se do të arrestojë Thaçin në rast se shkel në territorin e Serbisë.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...