E Plotësuar- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer në Zona B të Klan Kosovës se si i kishte kërkuar Mimoza Kusari-Lila që të mos përfshinte njerëz të caktuar në Qeveri dhe të mos u jepte poste, në mënyrë që ajo t’i mbante ato.
Një rast i tillë ka thënë Pacolli është edhe kur Kusari-Lila mbante dy poste, atë të ministres dhe zëvendëskryeministres dhe nuk kishte pranuar përfshirjen e një personi tjetër në Qeveri.
Pacolli ka thënë po ashtu se për fajin e Kusari-Lilës shumë njerëz të devotshëm të AKR-së u larguan nga partia.
(I) “Në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës kam hyrë vetëm për shkak të Kosovës dhe kosovarëve dhe asnjëherë se jam pajtuar me ideologjinë e PDK-së”, ka thënë kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në Zona B të Klan Kosovës.
Pacolli tha se ishte i vetëdijshëm se kjo sakrificë e tij ishte e nevojshme për të shmangur bllokadën politike.
“Bllokada do të ishte katastrofike për Kosovën”, thotë Pacolli.
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...