Fal mamografit mobil deri më tani është bërë ekzaminimi i 3639 grave në 17 komuna të Kosovës. Ndërkaq, janë detektuar të prekura nga kanceri 27 sosh.
Kështu thuhet se në një në një komunikatë të Kuvendit të Kosovës, pas monitorimit të punës së Mamografit mobil nga një delegacion i Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, të shoqëruara edhe nga ambasadori i OSBE në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, si dhe kordinatori nacional për Mamografin mobil, Agim Bregaj
Mamografi mobil, i cili aktualisht ndodhet në komunën e Vushtrrisë.
Kryetarja e GGD-së, deputetja Blerta Deliu Kodra tha se gratë deputete janë shumëtë lumtura që Mamografi është në shërbim të gravedhe falë tij po shpëtohen jetë të tyre.
“Ne nuk do të ndalemi me kaq, tani ka radhën projekti Ma- Mo 2, i cili do të jetë shumë i dobishëm dhe besoj që do të realizohet”, tha ai.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës Lirije Kajtazi, Mexhide Mjeku -Topalli dhe Synavere Rusha, shprehën shqetësimin, por edhe vullnetin, për gjetjen e një forme kompensimi për dy punonjësit e ekipit të Mamografit, të cilët ka më se 6 muaj që nuk kanë marr pagë./Arbresh.info
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...