Kërcënon me armë zjarri vëllaun për shkak të pronës

18:51 | 9 Maj 2016
M. A.

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor , ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një arme automatike “AK-47” me një karikator dhe 24 fishek të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale